Një sasi prej 46.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis sativa” është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara në Tiranë në kuadër të aksionit kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Burime të Policisë së Tiranës bëjnë me dije se lënda narkotike u gjet e fshehur në pyll, në një kasolle të braktisur në malin Derje.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të lëndës narkotike.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post