Qytetarët e Tepelenës kanë protestuar para bashkisë pasi nuk kanë marrë ndihmën ekonomike. “Fax News” raporton se rreth 460 familje në Tepelenë iu është ndërprerë ndihma ekonomike pa asnjë arsye. Një qytetar është shprehur se ai është i papunë dhe ndihma ekonomike i është ndërprerë. Ata kërkojnë takim me kryetarin e bashkisë.
“Erdha për të marrë ndihmën ekonomike, por më thanë që nuk je më pjesë e listës. Por si ka mundësi? Unë jam i papunë, kam edhe një fëmijë për të rritur. Nuk di ku të shkoj, më thonë të aplikoj por mua më duket qesharake sot. Janë fallco këto aplikime. Vijnë ndihmat këtu, për shembull kanë ardhur dyshekë dhe asgjë nuk na kanë dhënë. Iu dhanë me miq, i morrën ata që ishin në bashki. Nuk e dimë ku të vemi, nesër do të dalim në pension”, u shpreh i revoltuar një qytetar.
Ndërsa punonjësi i Bashkisë është shprehur se nga deri tani vetëm 81 familje përfitojnë ndihmën ekonomike dhe të tjerat janë skualifikuar për shkak të sistemit të pikëzimit. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=NB79lv6JScQ
https://www.youtube.com/watch?v=iRM2k7_-CwA