Tifogrupi i kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, ka dalë në krah të Ismail Morinës në këto momente që ai rrezikon ekstradimin drejt Serbisë pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut në Kroaci.
Për të nxitur reagimin e autoriteteve shqiptare ata kanë njoftuar një protest në orën 19:00 tek Kryeministria.
REAGIMI:
“Të gjithë u ndjemë krenar mbrëmjen e 14 Tetorit kur mbi qiellin e Beogradit u ngritën heronjtë tanë mbi një dron. Të gjithë iu gëzuam tre pikëve të Beogradit. Këto ndjenja na i dhuroj Ismail Ballist Morina por ai prej asaj dite edhe pse një hero për shqiptarët vetëm është endur burgjeve dhe gjykatave.
Më e fundit është se Kroacia ka pranuar ekstradimin e tij drejt Serbisë. Nesër duhet të bashkohemi në një protestë masive përballë kryeministrisë për të kundërshtuar këtë vendim dhe për të nxitur kryeministrin të reagoj për Ballistin. Duhet të tregojmë se jemi bashkë, të tregojmë se jemi shumë, të tregojmë se jemi me Ballistin, të tregojmë se ne do e bëjmë luftën tonë për ta mbrojtur dhe lartësuar Ballistin.
Pa dallim feje, krahine e tifogrupi nesër duhet të jemi aty bashkë dhe sa më të shumtë në numër.
29.07.2017
Te Kryeministria
Ora : 19:00
#ballistnuktelejmvetem #liriperballistin #meballistin”
Ndërkohë ka reaguar edhe Lorik Cana. Ai gjithashtu ka kërkuar liri për Ismail Morinën
Liri për Ballist Morinën !!!”, shkruan Cana. (B.H/Shuplaka)