Temperaturat e ulëta, ngricat dhe dëbora e këtyre ditëve është bërë burim për aksidentet rrugore.
Moti i keq ka bërë që makinat të devijojnë nga rruga dhe të përplasen. E njëjta situatë e përsëritur disa herë.
Duke nisur që nga aksidenti i mbrëmjes së kaluar në Elbasan e duke përfunduar tek aksidenti I fundit në Shkodër, rastet ngjajnë me njëra tjetrën, diku më shumë e diku më pak.
Mbrëmjen e kaluar tek Rruga e Metalurgjikut në Elbasan, një makinë u përplas me bordurën anësore pasi kishte devijuar nga rruga.
Ndërsa aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz, ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe mosrespektimit të distancës midis automjeteve. Këtu, një makinë tip “Mercedes Vario” është përplasur me autobusin e linjës.
Një tjetër aksident është shënuar sot në dalje të tunelit të Krrabës. Këtë radhë shkak është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia më e lartë se ç’duhej.
Edhe në autostradën Tiranë-Durrës është shënuar një aksident i tillë, ku një makinë ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal. shkak për këtë aksident ketë qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë.
Ndërsa rasti më I fundit është shënuar pasditen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë, ku një automjet tip ”BMË” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 19-vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post