03:32 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

5 arsye pse SFIDA duhet të bashkëpunojë me partinë e Blushit

15:31 | 21/06/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Gjitha
0
5 arsye pse SFIDA duhet të bashkëpunojë me partinë e Blushit

Nga Dr. Rrezart Lahi

PS-PD-LSI-PDIU, të gjitha tashmë në qeveri, nuk sollën asgjë të re këtë fushatë. E vetmja gje e re veç mashtrimeve të zakonshme të zullumqarëve, ishin dy partite e reja, grupimi qytetar SFIDA dhe partia e politikanit Blushi. Edhe pse ka patur disa përpjekje indirekte nga Libra për të bashkëpunuar me Sfidën asgjë nuk u konkretizua pasi vetë situata solli mungesën e koalicioneve.

Duke qënë se i apelojne të njejtit grupim jo-militantesk në parlamentin e ri (nëse kanë rezultate pozitive) duhet të ngrenë një aleancë mbi disa pika të caktuara pavarësisht skepticizmit të Sfidës.

  • SFIDA duhet të bashkëpunojë me Blushin se ai ka me pak mekate se Nano, Meta e Rama pavarësisht se i ka shërbyer të treve në parlament prej 20 vitesh.
  • SFIDA duhet të bashkëpunojë me partinë e Blushit se ai ka më pak mëkate se të tjerët edhe pse nuk ka denoncuar korrupsionin e Nanos dhe administratës se tij kur ka qënë minister i asaj qeverie. Atëherë ashtu ishte koha ndoshta.
  • SFIDA duhet të bashkepunojë me partinë e Blushit edhe pse ai në seancën e parafundit votoi nenin 449 që ndalon hetimin e politikanëve per çështje të kaluara. Ai e sqaroi se e votoi si pasojë e një kurthi të mazhorancës.
  • SFIDA duhet të bashkëpunojë me partinë e Blushit (edhe pse prej 20 vitesh ka votuar si kryetarët) të paktën ku ulur votën për ligjin e plehrave, arsimit dhe buxhetin e vitit të fundit kur krijoi partinë. Mund te jenë shumë pak në 20 vjet por ky reflektim i vonuar jep shpresë që ai po ndryshon.
  • SFIDA duhet të bashkepunojë me partinë e Blushit edhe pse ai ishte nxitesi e bekuesi i koalicionit të 1 Prillit mes Ilir Metes dhe Edi Rames. Të paktën që prej disa muajsh ai ka filluar ti sulmojë të dy, Ramën më shumë e Meten me pak, dhe kjo është një shenjë ndryshimi sërish. Në fakt SFIDA qytetare duhet të bashkepunojë me qëllim që edhe politikanët dhe adminstrata e lartë të kalojnë në vetting, pasuria e pajustifikuar t’i konfiskohet, të shkojne për ndjekje penale. Për këtë Sfida ka propozuar t’a fillojë nga vetja. Spastrimi i administratës nga militantët duhet të ketë një shtyllë e dytë e Sfidës.

Për këto pika do ishte mire të bashkepunonte me te keqen më të vogël, partinë e Blushit, pasi mesazhet e tyre janë më afër. Në të vetmen gjë ku bashkëpunimi SFIDA-LIBRA do ishte i pafalshëm është rasti nëse Blushi do pranonte (siç tha ne Opinion me Fevziun) një marrëveshje me të tjerë (perfshire Ramen) nëse i plotesoheshin kushtet e programit të tij për luftë ndaj varfërisë. Ky bashkëpunim duhet të jetë vetëm nëse lajmet në media për një marrëveshje paszgjedhore mes Ramës e Blushit për të arritur 71 mandate nuk do përktheheshin siç u tha në 2-3 ministri (të arsimit e shëndetësise) dhe hipotekat e Shkodrës dhe Tiranës.

Nëse kjo gjë nuk ndodh ka hapësirë për marreveshje. Nëse ndodh, Sfida duhet t’i rrijë larg bashkepunimit me Librën. Nëse partia e Blushit do vendosë të rrije në opozitë SFIDA dhe LIBRA duhet të bashkëpunojne pasi jane dy grupime të mbushur me qytetare intelektuale dhe jo me gangstiere lagjesh. Një përgezim për të dyja dhe ardhja e tyre në parlament do ishte një shenjë e mire për demokracinë. Ndeshkimi për partitë e mëdha duhet të jetë mesazh.

Etiketa: bashkepunimlibraRrezart Lahisfida
Pas

Spahiu akuzon PS-në: E turpshme, denonconit PD-në për presion me ndihmën ekonomike, e bëni sot në Dibër

Para

Sekreti i formulës që përkthen votat në mandate 2017

Para
“Demokracinë e ëndërruam, por s’e mësuam dhe as zbatuam”, Afrim Krasniqi komenton subjektet zgjedhore në 100 vjet

Sekreti i formulës që përkthen votat në mandate 2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.