Real Madridi ka pësuar humbjen e parë pas 40 ndeshjeve në të gjitha garat, duke u mposhtur 2:1 nga Sevilla në “Ramon Sanchez Pizjuan”
E përditshmja madrilene “AS” ka bërë një artikull duke treguar pesë arsyet e dështimit të Real Madridit ndaj Sevillas, humbje kjo që i kthen një hapa prapa në garën për titull, pasi tani ekipi i Zinedine Zidane ka vetëm një pikë më shumë se vendi i dytë, por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton Gazeta Express.
Pesë arsyet që sipas “AS” Reali dështoi në “Ramon Sanchez Pizjuan”:
1 – Keylor Navas nuk është portieri që ka qenë një vit më parë, pas operacionit që ka kryer gjatë verës. Ai pranoi një gol në fund që shumë lehtë mund të ishte evituar nga shumë portierë të tjerë.
2 – Real Madridi kishte mundësi për ta mbyllur ndeshjen. Mund të shënonte shumë lehtë golin e dytë, duke krijuar raste – por nuk e arritën një gjë të tillë. Me rezultatin 1:0, të gjithë ishin në dijeni se diçka mund të ndodhë, pasi këtë edicion Real Madridi ka pranuar shumë gola nga kundërshtarët. Kundër Legias ishte duke fituar 2:0 dhe pa vetën duke humbur 3:2. Ndaj Dortmund në dyja ndeshjet gjithashtu po fitonte dhe në fund pësuan gola për të barazuar.
3 – Zëvendësimet: Real Madridi kishte mundësi dhe lojtar në stol për t’i inkuadruar në pjesën e dytë. Skuadra kishte nevojë për këmbë të freskëta, diçka që Zidane hezitoi ta bëjë, duke inkuadruar vetëm Mateo Kovacicin në vend të Toni Kroos.
4 – Real Madridi ishte mësua me idenë që mos të humbasë që realisht rezultati 1:1 ishte i mirë për “Los Blancos” dhe mund ta kishin mbajtur të tillë deri në fund nëse nuk do të ishte hapur shumë ekipi i Zinedine Zidane. Kjo ndodhi edhe për shkak të sistemit të ri 3-5-2.
5 – Gabimi i Benzemas: Për dy ndeshje me radhë në “Ramon Sanchez Pizjuan”, Benzema bëri dy paraqitje krejtësisht të ndryshme. Në atë të Kupës, ai ia dhuroi golin e barazimit, derisa në ndeshjen e mbrëmshme, Benzema humbi një top që i kushtoi me gol dhe humbje ekipit të Zidane, pasi Jovetic shënoi për 2:1. Zidane është dashur ta largojë nga loja Benzeman, kishte në stol Moratan nëj lojtar që vrapon shumë, kjo i duhej Real Madridit ndaj një ekipi që kishte mbështetjen e stadiumit dhe me çdo kusht kërkonte fitoren ndaj rivalit direkt për titull. (E.K/SHUPLAKA)