15:09 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

”5 dërra të korrupsionit ndajnë paratë me Edi Ramën”, deklarata e fortë e Lulzim Bashës

13:32 | 14/01/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”5 dërra të korrupsionit ndajnë paratë me Edi Ramën”, deklarata e fortë e Lulzim Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në Vorë se një qeveri e zgjedhur nga krimi nuk ka prioritet të zgjidhë problemet e qytetarëve.

Basha mori si shembull faturën që mijëra familje shqiptare detyrihen ta paguajnë si këst mujor për energjinë dhe faturën që qeveria paguan për konçesionet që nuk u shërbejnë shqiptarëve, por pasurimit të kryeministrit.

“200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën.

Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mënxyra e rritjes së çmimit të ujit.”- u shpreh kreu i opozitës.

Basha tha se një qeveri që nuk ka pakt me krimin, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme do të kishte prioritet amnistinë për të çliruar qytetarët nga pagesat e prapambetura, dhe për të anulluar vendimet korruptive për vjedhjen e shqiptarëve nëpërmjet konçesioneve.

“Ky është plani. Ky është vendimi. Kjo është vendosmëria e demokratëve. Tu japë shqiptarëve një qeveri e cila paratë nuk i çon tek oligarkët por i çon tek qytetarët.

Çmimi energjisë, çmimi i naftës, çmimi i ujit, çmimi i ushqimeve bazë janë shqetësime themelore të njerëzve. Papunësia, varfëria, mungesa e shpresës janë pasojat e drejtpërdrejta të këtyre mënxyrave që janë dhurata dhe prodhimi i vetëm i Edi Ramës për popullin.”- theksoi Basha.

Kreu i opozitës tha se 27 Janari nuk është vetëm nje protestë politike e thirrur nga disa parti, por ajo do të jetë një goditje që shumica absolute e shqiptarëve do t’i japë pakicës që qeveris me krimin.

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.”- u shpreh Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se përmes protestës shqiptarët do të imponojnë largimin e një qeverie ilegjitime dhe krijimin e një qeverie antimafia, e cila do të përfundojë reformën zgjedhore do të çlirojë drejtësinë nga krimi dhe do t’u kthejë shqiptarëve të drejtën për të vendosur me votë të lirë se kush do t’i qeverisë.

Etiketa: lulzim basha
Pas

“Pas operacionit lashë dashnorin”, këngëtarja shqiptare lëshon bombën

Para

Ledina Çelo shfaqet sexy në Dubai, na tregon tatuazhin në vendin intim (FOTO)

Para
Ledina Çelo shfaqet sexy në Dubai, na tregon tatuazhin në vendin intim (FOTO)

Ledina Çelo shfaqet sexy në Dubai, na tregon tatuazhin në vendin intim (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do paguajë çmimin

Rama u citon Kanunit liderëve europianë teksa i fton për drekë: Sa herë që të vini në Shqipëri do të jeni të mirëpritur

BE, e gatshme të bëjë më shumë për ta sjellë Putinin në tryezë”/ Ursula von der Leyen: Jemi në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel/Zgjedhjet në Shqipëri, më të dhunuarat sipas anëtarëve të IDU – Rama nuk do e gëzojë këtë mandat

Ngjarje e rëndë në Maliq/14-vjeçari plagos me thikë një tjetër të mitur

‘Jemi në epokë të re, por të paqëndrueshme’, Starmer në Tiranë: Rusia po luan lojëra! Nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin

Meloni: Urime Edit për rizgjedhjen tërësisht të papritur

“Duhet të mos përçahemi, bashkë jemi më të fortë”, Erdogan nga Tirana: Kohë kritike për sigurinë europiane

Macron uron Ramën për fitoren: Urime për rezultatin, rrugëtimin europian dhe besim që shpreh tek Europa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.