Kemi parë arka kursimesh që hapen për festa. Tërësisht për një qëllim ndryshe janë përdorur këtë herë monedhat. Një biznesmen amerikan në mosmarrëveshje me Departamentin e Automjeteve Motorike (DMV) ka paguar një faturë tatimore 3000 dollarë duke përdorur 5 karroca me nga 300 mijë monedha.
Nick Stafford nga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpërndau aq monedha sa makina automatike e DMV-së nuk mundi të përballonte volumin e madh të monedhave.
Iu deshën stafit të paktën 7 orë për të numëruar të gjithë monedhat, dhe punuan deri natën vonë. I gjithë procesi përfundoi në orët e para të mëngjesit.
Stafford tha për BBC se ai e kishte bërë këtë në shenjë proteste ndaj departamentit qeveritar për të qenë më të përgjegjshëm për kërkesat publike. (E.K/SHUPLAKA)