Një sasi e konsiderueshme droge është gjetur dhe sekuestruar në Durrës.
Gjatë aksionit kundër trafikimit të lëndëve narkotike, Policia Kufitare në bashkëpunim me Guardia di Finanza, kanë gjetur 7 pako me drogë 5 milje nga bregu i detit.
Janë gjetur dhe sekuestruar plot 64.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që vijon puna për zbulimin e autorëve të implikuar.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Nga kontrollet e ushtruara nga Policia Kufitare dhe Guarda Di Finanza Italiane u gjet në det një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Sekuestrohen 64.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Vijon puna për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Më datë 24.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza Italiane, përballë zënë së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar dhe sekuestruar 7 pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1916″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post