01:19 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

5 mln £ grabitje, hetuesit për shqiptarin: Ishte i disiplinuar dhe…

17:02 | 21/06/2019
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
5 mln £ grabitje, hetuesit për shqiptarin: Ishte i disiplinuar dhe…

Një gjykatë në Britani pritet të japë sot dënimin për Astrit Kapajn, shqiptarin i cili akuzohet se me grabitjet e tij, ka mundur të përfitojë një pasuri prej 5 milion paundësh.

42-vjeçari i martuar dhe pronar i një dyqani, jetonte në Altrincham të Manchesterit. Ai akuzohet se përgjatë një periudhe 10-vjeçare terrorizoi lagjet e pasura në jugperëndim të Londrës.

Pre e grabitjeve të tij ranë edhe tenisti Boris Becker dhe futbollisti Nicolas Anelka.

Teksa doli para gjykatës së Kingston në Prill, ai pranoi 21 grabitje, bizhuteri e para kesh me vlerë 497 mijë paund, të cilat nuk u gjetën kurrë.

Megjithatë, sipas hetuesve, janë më shumë se 200 grabitje që përngjajnë me “punën” e shqiptarit, por ata nuk kanë mundur që ta lidhin 42-vjeçarin me këto raste.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e enjte, detektivët e përshkruajtën grabitësin shqiptar si “të disiplinuar dhe të duruar”. Ata thanë se ai ishte “i organizuar dhe diskret” dhe shpesh linte para dhe bizhuteri nga pas, në mënyrë që viktimat e tij të mos e kuptonin që ishin grabitur.

Ai ngjitej nga tubacionet e kullimit të ujit në mënyrë që të shmangte alarmin, lyente me bojë dritat me sensorë dhe për të fshehur fytyrën përdorte në copë. Viktimat kishin pushuar nga puna pastruese e kujdestare të fëmijëve, pasi besonin se ishin ato që qëndronin pas krimeve të shqiptarit.

Vetëm në vitin 2016, falë ADN-së, detektivët arritën ta lidhnin shqiptarin me grabitjet e kryera prej tij. “Ishte një makth logjistik”, tha detektivi Dan O’Sullivan.

Policia beson se bizhuteritë e vjedhura nga Kapaj mund të jenë shkrirë dhe shitur për kumar, pasi shtëpia e tij ishte ‘normale’ dhe shqiptari nuk bënte jetë luksoze. “Besojmë se i ka harxhuar vetë të gjitha, nuk ka prova që i ka shpenzuar paratë tek familja”, tha një oficer policie.

Për shkak të grabitjes së kryer në shtëpinë e tenistit Becker, hetuesit i kishin vënë edhe nofkën “Banditi i Wimbledon”.//tvklan.al

Pas

“Do kryejnë vrasje në protestën e opozitës”, i burgosuri nga Fieri flet ekskluzivisht në Fax News (Video)

Para

“Shikoni hipokrizinë e manipulimin e Ramës”, Lubonja publikon fotot e Ramës: DASH i ka hequr të drejtën për të hyrë në SHBA

Para
Thirrja e fortë e deputetit: Ky sharlatan guxon e flet për Fatos Lubonjën, lidheni këtë budalla

“Shikoni hipokrizinë e manipulimin e Ramës”, Lubonja publikon fotot e Ramës: DASH i ka hequr të drejtën për të hyrë në SHBA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.