Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj referuar shifrave të INSTAT, ka deklaruar sot se Shqipëria në 3 mujorin e parë të vitit 2022 ka pasur një rritje ekonomike më të lartë se mesatarja e BE-së, por edhe se rritja e të gjitha vendeve të rajonit.
“Rritja ekonomike për 3 mujorin e parë të vitit 2022 rezultoi 5.97% pra afërsisht 6%.
Në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2021 kemi pasur një përshpejtim të rritjes ekonomike se në këtë tremujor të katërt rritja ishte 5.1%. Ne vijojmë të mbetemi parashikimeve të rritjes prej 3.24 % për vitin 2022 bazuar në të dhënat që kemi për 5 mujorin
Në krahasim me vendet e Rajonit, Shqipëria me rritjen 5.97% ka qenë më e lartë dhe se mesatarja e BE e cila është rritur me 5.6 % por edhe se rritja e të gjithë vendeve të rajonit.
Ekonomia shqiptare është rritur edhe pse janë rritur çmimet. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve. Qarkullimi i sektorëve ka qenë 13.5%. Ecuria pozitive e të ardhurave është ndikuar nga performance më e mirë e mbledhjes së të ardhurave. Nga sot reforma e fiskalizimit ka përfunduar.
Biznesi i madh është 100% i fiskalizuar. Biznesi i vogël ka një numër të vogël që nuk kanë fiskalizuar ende. Këto janë biznese që prej muajsh nuk deklarojnë fitime dhe shumë shpejt do të kalojnë në status pasiv. Shpenzimet kanë arritur një total prej 213 mld lekësh. Dua të ndalem te të dhënat e punësimit të cilat për muajin mars numri i vendeve të punës ka qenë 2% më i lartë se shifrat e vitit të kaluar. Në fund të muajit korrik do kemi një shifër të përditësuar. Papunësia për grupmoshën 15-vjeç e sipër ka ardhur në ulje”-tha Ibrahimaj.