Më datë 12 tetor, do të mbahet seanca e posaçme në Kuvend, në lidhje me sulmin në veri të Kosovës.
Vendimi erdhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Në këtë seancë pritet që të miratohet një rezolutë që dënon sulmin në veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se gjatë këtyre ditëve do bëhen përpjekje që PD dhe PS të dalin me një rezolutë të përbashkët.
Bardhi: Është rënë dakord që të kemi një seancë të posaçme dedikuar Kosovës dhe koha e debatit të jetë 5 orë, të enjten e datës 12 tetor. Gjatë këtyre ditëve do bëhen përpjekje që të shkojmë drejt një rezolute të përbashkët.
Sulmi në veri të Kosovës ndodhi më 24 shtator në Banjskë, teksa përgjegjësinë e mori ish-nënkryetari tashmë i Listës Serbe, Milan Radoiçiç.
Discussion about this post