Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është rrahur një komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kashar. Ai është rrahur nga persona ende të paidentifikuar vetëm 5 orë para së të fillojë procesi i votimit.
Gjithçka shihet qartë edhe në videon e mëposhme, ku komisioneri shkon dejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe shihet i gjakosur në pjesën e kokës. Kjo video është publikuar nga faqja e LSI në Facebook.
Komisioneri i dhunuar është Ylli Murati i cili do të kryejë sot funksionin e komisionerit të LSI në Kashar. Në lidhje me ngjarjen, burime nga policia bëjnë me dije se është bërë identifikimin e autorëve dhe po punon për shoqërimin e tyre. (J.V/Shuplaka)