Shifër tronditëse por e vërtetë. Rreth 39 milion njerëz janë të verbër në botë. Por para se të arrish te verbëria ka shumë masa që mund të parandalohet.
Si më poshtë janë pesë shenja paralajmëruese se fëmija juaj ka probleme me shikimin.
1-Qëndron vazhdimisht i ulur pranë televizorit, ose ndërsa lexon libra i mban ato afër syve.
2-Fërkon shpesh sytë me duar.
3-Nëse gjatë leximit fëmija humb rreshtin të cilin e lexon apo mban gishtin për të orientuar shikimin, atëherë ky mund të jetë një rast që fëmija juaj ka probleme me shikimin.
4-Ndjeshmëria ndaj dritës ose marramendje, janë simptoma të disa probleme të syrit.
5-Mbyllja e njërit sy derisa shikon televizor ose lexon. (J.V/Shuplaka)