Situata në fshatin Gjormë të Vlorës ka agravuar ku janë shkrumbuar 5 banesa dhe nuk dihet nesë ka të lënduar pasi në vendngjarje shihet edhe një ambulancë. Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit dhe flakët janë të përmasave shumë të mëdha.
E gjithe zona është mbuluar nga tymi dhe akoma nuk është kryer asnjë ndërhyrje nga forcat emergjente. Banorët janë larguuar vetë nga banesat duke lënë gjithcka dhe askush nuk ka marrë masa për evakuimin e tyre.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur helikopteri por megjithatë dëmet janë shumë të mëdha dhe se janë rrezikuar edhe dy vajza nga familja Memaj te cilat ishin me bageti dhe i ka rrethuar zjarri. Fatmirësisht janë izoluar në një ndërtese dhe tashmë janë në gjendje të mië shëndetësore.
Zjarrfikëset po ndërhyjnë me pompa krahu dhe nuk dihet se a do të mund të neutralizohet situata. Drejtoria e Veterinarisë konfirmon se janë djegur 4 stane me bagëti. Vec bagëtive ka familje të izoluara në stane të rrethuara nga flakët.
(E.D/faxweb.al)