Kongresi i Partise Socialiste ka nisur punimet me një panel prej pesë kanidatësh për deputetë, Mes të parëve që morën fjalën ishte kryesuesi i listës për Fierin, Erion Braçe, ministrja e Shëndetësisë Manastirlliu, ministrja Olta Xhaçka, ministrja Milva Ikonomi si dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Në fjalën e tyre punësimi ishte një nga shtyllat e fjalimit, po nuik munguan as premtimet për kujdesin shëndetësor.
“Në këtë mandat u krijuan 183 mijë vende të reja pune. Do bëjmë të njëjtën betejë që bëmë me drejtësinë dhe për punësimin. Deri në fund të mandatit tjetër garantojmë 220 mijë vende të reja pune”, deklaroi Braçe.
Ahmetaj tha se në 4 vitet e ardhshme qeveria do të synojë të rrisë ekonominë me 5.5% dhe do të ulë borxhin publik me 60%.
“Do të rrisim ekonominë me 5.5%, dhe do të garantojmë uljen e borxhit publik nën 60%. Rritja e të ardhurave për çdo qytetar shqiptar do të bëhet me 25%,” tha Ahmetaj.
Ministri i Financave gjithashtu u shpreh se paga minimale nuk do të jetë më 24 mijë lekë, por 30 mijë, nga e cila do të përfitojnë 315 mijë qytetarë.
“Garantojmë rritjen e të ardhurave të disponueshme për çdo qytetar shqiptar me 25%. Do të ketë 220 mijë vende të reja pune në mandatit e dytë, gjë që do të ulë papunësisë në nivelin 1 shifror. Do të kemi rritur pagat e të gjithë punonjësve buxhetorë me 40%. Paga minimale do të jetë 30 mijë lekë, do përfitojnë 315 mijë qytetarë. . Tatimi për biznesin e vogël do të jetë 0. Do mbështesim bujqësinë, do përjashtojmë nga TVSH ato inpute që kanë kërkuar fermerët,” tha Ahemtaj.
Ndërkohë që Manastirlliu në fjalën e saj e vendosi theksin te përmirësimi u shërbimit shëndetësor dhe te dhënia e ndihmës për të gjithë. (E.K/SHUPLAKA)