Varianti i ri i koronavirusit “Arcturos” vazhdon të përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madhe.
Ekspertët paralajmërojnë se maskat mbrojtëse duhet të kthehen në transportin publik për të parandaluar përhapjen e mutacionit.
Pesë britanikë kanë vdekur nga lloji Arcturus, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 135 raste janë zbuluar deri tani, teksa ka nga ata që janë riinfektuar.
Profesor Stephen Griffin, kryetar i Independent SAGE, argumentoi se njerëzit duhet të testohen rregullisht për koronavirus dhe të vendosin maska për fytyrën për t’u mbrojtur nga virusi.
” Kjo mund të duket si një rikthim në vitin e kaluar, por realiteti është se virusi vazhdon të dëmtojë dhe ata që janë më pak të aftë për të përballuar vazhdojnë të vuajnë, ” tha Stephen Griffin për MailOnline.