18:24 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

5 vatra zjarri në të gjithë vendin, digjen rreth 8 hektarë pyje e kullota në 24 orë

10:08 | 31/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Situata me zjarrin, Emergjencat Civile: 18 vatra në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë 5 vatra zjarri në pyje e kullota. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë 5 vatra zjarri në pyje e kullota. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Kjo është situata sipas qarqeve:

Qarku Tiranë
Në fshatin Zhuri, Njësia Administrative Ndroq, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë së bashku me banorët e zonës kanë shkuar në vendngjarje dhe pas një pune intensive kanë mundur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

Është riaktivizuar zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe pyll ahu në Malin Babje, Njësia Administrative Qendër, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues dhe disa vullnetarë, të cilët për shkak të terrenit të vështirë kanë punuar me mjete rrethanore dhe më pas kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 1 ha me shkurre e ferra dhe disa drurë ahu.

Qarku Vlorë
Në Pyllin e Sodës, pranë Petroliferës, në bashkinë Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me të gjithë personelin dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Jane dërguar gjithashtu 30 forca ushtarake për të shuar zjarrin. Në ndihmë ka shkuar edhe një ekip zjarrfikës nga MZSH Lushnjë, të cilët kanë ndihmuar zjarrfikësit e shërbimit vendor të MZSH Vlorë për të shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe disa pisha.

Në fshatin Tërbaç të bashkisë Vlorë, ka rënë zjarr në vendin e quajtur Maja e Qorres. Shërbimi i MZSH Vlorë e ka pasur të pamundur për të vepruar për shkak të terrenit të thyer malor. Zjarri i favorizuar dhe nga era ka dalë nga krahu tjetër i malit në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogorasë, bashkia Orikum. Nje helikopter është angazhuar në operacion për shuarjen e zjarrit.

Qarku Gjirokastër
Në fshatin Suk, bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me lisa. Shërbimi i MZSH Këlcyrë së bashku me banorë të zonës dhe punonjës të bashkisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 ha me shkurre dhe disa lisa.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: qarqetvendizjarr
Pas

Skënderbeu luan jashtë stadiumit, kushtet që nuk u plotësuan sipas UEFA-s

Para

Mourinho godet sërish, këtë herë e ka me flokët e Contes

Para
Mourinho godet sërish, këtë herë e ka me flokët e Contes

Mourinho godet sërish, këtë herë e ka me flokët e Contes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Apeli rrëzon dënimet me 83 vite për vrasjen e Martin Çeços, caktohet rigjykim

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.