Për vendimin e djeshëm të Gjyaktës së Durrësit për vrasjen e të shoqit, Agim Arapi, gruaja e tij Vjollca Arapi është shprehur se vendimi është i padrejtë dhe se do ta ndjekë çështjen në gjykata të tjera/.
“Me këtë vendim gjykata e vrau për herë të dytë. Do e ndjekë këtë çështje dhe në rrugë ndërkombëtare. Ankimimi do të çohet në datën 4 ose 5 janar në Gjykatën e Apelit në Durrës.”, u shpreh Vjollca Arapi.
Një ditë më parë Gjykata e Durrësit vendoi 5 vite burg për autorin e vrasjes së Agim Arapit. Gjykatësi Paulin Çera dha vendimin për një prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e Agim Arapit.
Kujtim Ekonomi, u dënua me 5 vite heqje lirie me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërsa vëllai i tij, Kostandini, u liria nga burgu 3 muaj pas vrasjes si i pafajshëm, dhëndri i tyre Jurgen Kurti, nuk u thirr asnjëherë në sallën e gjyqit as si dëshmitar. (J.V/Faxweb)