Ditën e sotme bëhen 5 vite nga humbja e artistit shqiptar Dr Flori.
Humbja e tij la një dhembje të madhe tek publiku por mbi të gjitha tek bashkëshortja, fëmijët dhe miqtë e tij. Ata nuk kanë reshtur së kujtuari këngëtarin, ndërsa një prej miqve të tij më të mirë, Landi Hysi, na ka prekur zemrat mëngjesin e sotëm me dedikimin kushtuar Florit.
Duke bashkuar titujt e të gjitha këngëve që grupi ‘West Side Family’ ka bërë ndër vite, Hysi ka shpalosur të gjitha emocionet e tij në postimin e mëposhtëm.
“Floro! Më #beso kur them, ende #Zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një #Deluzion për sa ke lënë pas, por #Mbigjithçka e pavarësisht se #Jetashkon, kujtimi yt mbetet fillimisht tek unë. #Tirona jonë e tutje. E kujtoj shumë mirë kur the #Krahëtetuadojem. Tani #Mjaft me llafe, koha për vepra. Në mund të jesh i drejtë kur mbi ty shkelmojnë, atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë. #DrFlori”,-ishte ky postimi origjinal dhe tejet i veçantë kushtuar Dr Florit.
Discussion about this post