01:18 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

”5 vite të fejuar dhe më shumë se një muaj të ndarë”, rrëfimi i të fejuarës së të riut që u vetdogj me benzinë në Korçë

10:09 | 04/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”5 vite të fejuar dhe më shumë se një muaj të ndarë”, rrëfimi i të fejuarës së të riut që u vetdogj me benzinë në Korçë

Ishte vetëm 38 vjeç dhe Olgert Miho i dha fund në mënyrë tragjike jetës duke u vetëdjegur me benzinë. Dhe në një vend që pakkush mund ta mendonte në shtëpinë e ish-vjehrrës. Ndërkohë që ish-e fejuara e tij ka dhënë një dëshmi të gjatë në polici ku ka rrëyer edhe jetën së bashku të çiftit.

Ata kishin qenë pesë vite të fejuar dhe fillimisht kishin menduar ta vendosnin jetën e tyre drejt Tiranës.

D. Ismailanji është marrë në pyetje dje nga Policia e Korçës, ku ka rrëfyer me detaje çfarë kishte ndodhur mes çiftit, çka dyshohet të jetë bërë shkak për tragjedinë.

“Kishim pesë vite të fejuar. U përpoqëm të ndërtonim jetën tonë në Tiranë. Fillimisht ishim shumë të lumtur dhe gjithçka shkonte mirë, por gradualisht ai nisi të bëhej xheloz dhe sa vinte e kjo gjë rëndohej. Nuk po duroja dot më, çdo gjë që unë bëja kthehej në një arsye për t’u grindur. Olgerti bëhej xheloz për çdo gjë. U kthye në një marrëdhënie që nuk funksiononte më. Xhelozia e tij ishte e tepruar, akuzat për tradhti dhe të tjera më shtynë drejt ndarjes. Ishte një vendim i vështirë sepse unë e doja, kisha bërë shumë plane për jetën tonë së bashku, por u lodha, nuk duroja dot më. U grindëm dhe unë i komunikova vendimin tim për t’u ndarë. Ai nuk e priti mirë, por gjithsesi unë e kisha vendosur”, është shprehur në polici D. Ismailanji.

Sipas saj, edhe pas ndarjes Olgerti kishte bërë përpjekje për t’u ribashkuar, por ajo ishte e vendosur për t’i dhënë fund dhe nuk e kishte pranuar.

“Kishim më se një muaj të ndarë nga njëri-tjetri. Gjatë kësaj periudhe Olgerti më kishte kërkuar që të ktheheshim bashkë, por unë e kisha vendosur të ndahesha. Nuk e prisja kurrë që ai të bënte një veprim të tillë, nuk e mendoja kurrë”, është shprehur në polici 30-vjeçarja.

Sipas të dhënave, ajo nuk ka shkuar në varrimin e ishtë fejuarit të saj. Pasi ka vizituar të motrën në spital mësohet se ajo ka qëndruar në Korçë me familjen e saj, por për të evituar ndonjë incident të mundshëm me të afërmit e 38-vjeçarit ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ngjarja ku Olgert Miho i dha fund jetës ndodhi dy ditë më parë. Ai u ngjit në pallatin ku jetonte ish-vjehrra e tij dhe dyshohet se në gjendje të dehur është spërkatur me benzinë, duke i dhënë vetes flakë.

“Rreth orës 05:30, në lagjen nr.18, në Korçë, është vetëdjegur me benzinë në banesën e ish-vjehrrës së tij shtetasi O.M., 38 vjeç, banues në Korçë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas në sheshpushimin e pallatit ka lyer veten e tij dhe më pas një pjesë të sasisë së lëndës djegëse (benzinë) e ka hedhur poshtë derës së banesës, brenda së cilës ndodheshin ish-vjehrra, shtetasja D.Ç., 58 vjeçe, si dhe ish-kunata e tij, shtetasja G.I., 28 vjeçe.

Për pasojë, shtetasi O.M. ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu ka marrë djegie trupore shtetasja G.I., e cila ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, si dhe është djegur pothuajse e gjithë hyrja e apartamentit në pronësi të 58-vjeçares”, bëri të ditur dje Policia e Korçës. (E.K/SHUPLAKA)

Olgert Miho

 

Etiketa: e fejuarai riuu vetdogj me benzine
Pas

Drogë në Hanin e Hotit, policia në kërkim të trafikantëve

Para

Si telenovelë, kallzon kunatin për përndjekje me mesazhet që i krijonte vetë nga një adresë në emrin e tij. ”Facebook” dëshmon farsën e 20-vjeçares

Para
Si telenovelë, kallzon kunatin për përndjekje me mesazhet që i krijonte vetë nga një adresë në emrin e tij. ”Facebook” dëshmon farsën e 20-vjeçares

Si telenovelë, kallzon kunatin për përndjekje me mesazhet që i krijonte vetë nga një adresë në emrin e tij. ''Facebook'' dëshmon farsën e 20-vjeçares

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.