Me anë të një statusi në facebook, Partia Demokratike ka shpërndarë një video në të cilën trajtohet sipas saj një vështrim i 5 viteve të qeverisë.
Partia Demokratike i konsideron vitet e qeverisjes së vendit nga e majta si vite të rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës, kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të etj.
Sipas PD-së pas 5 vitesh Shqipëria është më e varfër dhe më larg Europës.
Statusi i plotë:
Një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderave si ai i Unazës së Re me parajsa fiskale! Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!
(F.GJ/FAXWEB.AL)