Vajza e tyre humbi jetën në një aksident rrugor, por për prindërit fajin e ka kompania Apple.
Kjo sepse 22-vjeçari që drejtonte automjetin që i mori jetën vogëlushes 5-vjeçare në vitin 2014, po përdorte aplikacionin “Face Time”.
I shpërqendruar nga aplikacioni, Garrett William u përplas me një automjet tjetër, ku brenda ndodhej 5-vjeçarja. Goditjet ishin fatale për vogëlushen që ishte ulur në ndenjësen e pasme të makinës.
“Daily Mail” shkruan se William po përballet me akuzën për vrasjen në aksident, por prindërit nuk mjaftohen me kaq.
Ata kanë paditur kompaninë Apple, pasi sipas tyre aplikacioni ka qenë një faktor “substancial” duke shkaktuar aksidentin. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post