Këngëtari Sinan Hoxhën dhe Andrra Destanin janë mjaft të dashur për publikun shqiptarë. Çifti sot feston 3 vite së bashku.
Këngëtari e ka surprizuar bashkëshorten duke i dhuruar një libër me 50 faqe ku ai i shpreh dashurinë bashkëshortit në çdo faqe të librit i cili mban titullin “50 arsye pse të dua”.
“Ky libër të dedikohet ty dashuria ime. Të dua dhe do të të dua përgjithmonë”, nis faqja e parë e librit. “Në këtë botë nuk është asnjë person që do ja kem nevojën më shumë se ty. Dua gjithçka tënden përgjithmonë. Të dua sepse më kupton. Ti je gjëja e parë që mendoj kur zgjohem nga gjumi”, janë disa nga frazat e shkruara në libër të cilat Andrra i ka treguar me anë të një postimi në Instastory ku zbulon çdo faqe të librit. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post