Kur Real Madrid dhe Barcelona të kërkojnë në merkato, atëherë je pa diskutim një prej më të mirëve në botë. Niveli i blerjeve të dy gjigantëve spanjollë ka qenë gjithnjë i një klasi maksimal dhe për këtë arsye, portali më i madh sportiv në Europë “Goal.com” ka publikuar 25 goditjet më të mira të klubeve në fjalë.
Te madrilenët, i pari është Alfredo di Stefano, duke vlerësuar faktin që ai ishte udhëheqës i padiskutueshëm i skuadrës, me një diferencë të madhe cilësie nga pjesa tjetër e lojtarëve. Ai, jo vetëm që i dha shumë trofe Realit në fushën e lojës, por e bëri edhe si trajner si dhe në role të tjera drejtuese, përfshirë atë të këshilltarit apo presidentit të nderit.
Blerjetmë të bujshme të Real Madrid:
1. Alfredo di Stefano
Kur debutoi në vitin 1958, askush nuk e mendonte që do t’i jepte Realit një epokë të artë. Fitoi 8 tituj kampion, 1 Kupë të Gjeneralit, 2 Kupa Latine, 1 Kupë të Europës, 1 Kupë Interkontinentale. Ishte golashënuesi më i mirë në pesë sezone dhe fitoi dy “Topa të Artë”. Është i pari se triumfoi edhe si trajner, edhe si president
2. Zinedine Zidane
3. Cristiano Ronaldo
4. Ferenc Pushkash
5. Luis Figo
6. Ronaldo
7. Hugo Sanchez
8. Roberto Carlos
9. Sergio Ramos
10. Pako Bujo
11. Pako Gento
12. Fernando Redondo
13. Michel Salgado
14. Raimond Kopa
15. Isco
16. Fernando Morientes
17. Ivan Zamorano
18. Fernando Hierro
19. Ricardo Zamora
20. Michael Laudrup
21. Pedrag Mijatoviç
22. Migel Munoz
23. Luis Molovni
24. David Beckham
25. Uli Stielike
Sa i përket Barcelonës, duket se vendi i parë nuk ka pasur asnjë rival, pasi pritej të ishte Lionel Mesi, i cili ka thyer çdo rekord në klub. Por, ka spikatur përzgjedhja e vendit të dytë, që është zënë nga Paulinho Alcantara.
“Kur presidenti Joan Gamper e bleu në vitin 1921, klubi nuk ishte i suksesshëm dhe e kishte të vështirë të bënte diferencën. Por, Paulinho Alcantara e udhëhoqi thuajse i vetëm në fushë, duke i dhënë pesë tituj kampion të Spanjës. Mjafton të shikosh shifrat për të kuptuar rëndësinë e tij, pasi shënoi 369 gola në 357 ndeshje”, thuhet në arsyetimin e “Goal.com”.
Ndërkohë, në vendin e tretë është spanjolli Luis Suarez. Ai, jo vetëm që ishte lideri i katalanasve në triumfin e dy titujve kampion dhe dy Kupave të Gjeneralit, por u kthye edhe në transferimin më të shtrenjtë të kohës, kur Barcelona e shiti tek italianët e Interit.
Blerjet më të bujshme të Barcelonës
1. Lionel Messi
Barcelona e mori kur ishte vetëm 13 vjeç, duke besuar te talenti i tij. Më vonë, u shpërblye me të gjithë trofetë e mundshëm të fituar mininalisht një herë, që kur Mesi debutoi si profesionist. Mes të tjerave, ka fituar pesë herë “Topin e Artë”, si askush tjetër në historinë e futbollit.
2. Paulinho Alcantara
3. Luis Suarez (spanjolli)
4. Cesar Rodrigez
5. Johan Cruyff
6. Migel
7. Luis Enrique
8. Luis Figo
9. Ronaldinho
10. Samuel Eto’o
11. Hristo Stoichkov
12. Hose Mari Bakero
13. Ronald Kuman
14. Andoni Zubizarreta
15. Dani Alves
16. Rivaldo
17. Gerard Pique
18. Neymar
19. Diego Armando Maradona
20. Michael Laudrup
21. Johan Neskens
22. Romario
23. Antoni Ramajets
24. Bernd Schuster
25. Ronaldo (A.R/SHUPLAKA)