Kanë mbërritur me në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, 7 të arresturit në kuadër të operacionin policor “Reset”.
Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;
Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;
Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë
Laurent Likaj, 37 vjeç, banuses në Vlorë
Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.
Ata do të njihen sot me masën e sigurisë.Prokuroria e Vlorës kërkon për të 7 të arrestuarit masën e sigurisë “Arrest me burg” ndërsa avokatët mbrojtës duan një masë më të lehtë sigurie. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike” “Trafikim i lëndëve narkotike” “Grup i strukturuar kriminal”. Vendimi pritet të jepet sot nga gjyqtarja Eranda Cufo.
Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi 34 pako të madhësive të ndryshme, me lëndë narkotike cannabis sativa në formë boçeje, me peshe totale 500 kilogramë.Gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë. Droga kishte për qëllim trafikimin drejt shtetit Turk. Ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal që janë shpallur në kërkim. Hetimi vazhdon.