03:50 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

500 mijë euro për të marrë pjesë në zgjedhje? Shehi: Nuk janë të gjithë si unë

00:02 | 16/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Meta mjaftueshëm i madh për të dalë më vete, PD ta ngjisë  vetë maloren”

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” ka folur për ofertën e supozuar prej 500 mijë eurosh që i është ofruar njërit prej aleatëve të Lulzim Bashës, që deri më tani është aluduar se është ai.

Pasi Rudina e pyeti nëse i ofruan 500 mijë euro për t’u futur në zgjedhje, Shehi edhe sot e ka mohuar një gjë të tillë, duke shtuar se madje do ofendohej nëse i bëhej kjo ofertë. Më tej ai shtoi se oferta të tilla mund të bëhen ende, por kreu i opozitës Lulzim Basha, sipas tij nuk duhet t’u kushtojë vëmendje.

“Do ta këshilloja Bashën të mos u kushtonte shumë rëndësi këtyre gjërave. Se janë të pavlefshme në gjërat e mëdha. E rëndësishme është që të mbajmë një qëndrim që është konstruktiv dhe rezistent, që t’i japë sinjale palës tjetër që ne do të vetëmbrohemi politikisht.

Do të jemi solidarë edhe me skemat që mund të mos jenë shumë të këndshme për qeverinë. Mund të dalim edhe në demonstrata. Në qoftë se t’i i le për shteg tjetrit, vetëm rrugën, kjo ka edhe problemet e veta, sherre e zullume.

Unë uroj që të mos ndodhë kurrgjë. Uroj që kjo çështje të marrë rrugën e paqme, pasi nuk kam qenë njëri i këtyre situatave dhe nuk kam ndërmend të bëhem në të ardhmen. Por kjo nuk do të thotë se janë të gjithë si unë. Paqja është në të mirë të gjithë Shqipërisë.

Është në të mirë edhe të atyre socialistëve që përplasin gjoksin me këtë fushatën gjysmake, që e kuptojnë edhe ata që ka një lloj butaforie të kotë. Përderisa nuk ka kundërshtarë, me kë po bëjnë luftë?

Gjykoj që rruga më e mirë është një kompromis, qoftë edhe ekstrem. Do të këshilloja edhe kolegët e mi opozitarë që ndonjë lëshim edhe mund të bëhet, pasi kjo është natyra e kompromisit”, tha Shehi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: 500 mije eurodashamir shehilulzim bashazgjedhje
Pas

Vritet pranë redaksisë gazetari i njohur meksikan

Para

Trump i jep informacione të klasifikuar ministrit rus Lavrov

Para
Trump i jep informacione të klasifikuar ministrit rus Lavrov

Trump i jep informacione të klasifikuar ministrit rus Lavrov

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.