Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, frymëzuar edhe nga pasioni i kryeministrit Rama për fasada ka investuar 500 milionë lekë në Vlorë për të ndërtuar “Sistemi Multifunksional “Smart City”, ku do të bëjnë pjesë edhe stola inteligjentë.
Edhe pse zbatimi i projektit kishte nisur Dritan Leli vetëm pas zërave në rrjetet sociale dhe media ka marrë mundimin që të japë sqarime në lidhje me këtë.
Sipas tij ky projekt përmban një sistem multifunksional teknologjik që do të mundësojë një rrjet komunikimi të shpejtësisë së lartë i bazuar mbi fiber optike ne qytetin e Vlorës , shërbim wi‐fi free në të gjithë zonën e Lungomares, stola interaktivë për banorët dhe turistët e shumë shërbime të tjera.
Shpjegimi i Lelit:
Nisur nga disa lajme te pasakta te përhapura ne rrjetet sociale dhe disa media, Bashkia Vlore dëshiron te sqaroje si me poshtë:
Projekti i iniciuar nga Bashkia Vlore quhet “Sistemi Multifunksional “Smart City” dhe ka nje vlere prej 52.891.000 lekësh. Ky projekt përmban një sistem multifunksional teknologjik që do të mundësojë një rrjet komunikimi të shpejtësisë së lartë i bazuar mbi fiber optike ne qytetin e Vlores , shërbim ëi‐fi free ne te gjithe zonen e Lungomares, stola interaktive per banoret dhe turistet e shume sherbime te tjera. Per me teper ky sisten permban vendosjen e kamerave te sigurise pergjate te gjithe Lungomares, kryqezimet kryesore te qytetit dhe disa nga zonat me problematike. Kamerat e sigurise sherbejne per rritjen e sigurise ne qytetin tone per banoret, por edhe turistet e shume qe deshirojne te vizitojne Vloren.
Projekti ne fjale e kthen Vloren ne nje nga qytetet me te sigurte ne Shqiperi.
Ne kete projekt perfshihen mbi 8 km fibër optike, kamera outdoor per monitorim me rreze te gjate, stola inteligjentë, pajisje ëireless, pajsije monitorimi ne godinën e Bashkisë dhe ne sallën e Policisë Bashkiake, pajisje kompjuterike, dhe një seri e gjithë me pajisje elektronike per funksionimin e plote te këtij sistemi. Stolat qe permendin individe te caktuar zene me pak se 5% te vleres se ketij projekti.
Policia Bashkiake do te mbikeqyre keto kamera 24 ore per te garantuar siguri maksimale per banoret dhe turistet.
Me gjithe sulmet dashakeqe nga individe te caktuar, Bashkia eshte e vendosur ta shnderroje Vloren ne qytetin me te sigurt te Shqiperise dhe nderkohe ta shnderroje ne qytetin me teknologjik ne Shqiperi me akses ne internet falas.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post