Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në fshatin Malaj të Rrëshenit, ku u plagos 51-vjeçari i identifikuar si Anton Keli. Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen duke thënë se Keli është dërguar për në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 dhe mësohet se Keli është nipi i Tonin Gjinit dhe Preng Gjinit, njëri i vrarë dhe tjetri i plagosur në atentat.
Mirditë /Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plágosur me ármë zjárri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spítal dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Pòlicisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Pòlicisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.