03:02 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

52% e popullsisë botërore nuk ka akses në internet, ku gjendet Shqipëria me shifrat (KONTRASTI)

09:02 | 17/09/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha, Teknologji & Kuriozitete
0
52% e popullsisë botërore nuk ka akses në internet, ku gjendet Shqipëria me shifrat (KONTRASTI)

Hendeku dixhital mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim po thellohet paralajmëronte një raporti i Kombeve të Bashkuara për internetin.

Diferencat po shtohen falë rritjes së shpejtësive në vendet e zhvilluara ndërsa për pjesën tjetër të botës kanë ngelur statike.

Sipas raportit afro 52% e popullsisë nuk ka fare akses në internet. Shpejtësia mesatare e internetin është 7.2 Mbps.

Megjithatë kjo statistikë fsheh diferencat mes vendeve të botës. Konkretisht Koreja e Jugut ka një shpejtësi mesatare prej 28.6 Mbps ndërsa në Singapor interneti shkon deri në 184 Mbps.

Në kontrast janë shumë vend në zhvillim ku përfshihet edhe Shqipëria. Në Nigeria shpejtësia mesatare e internetit është vetëm 1.5 Mbps dhe nuk është përmirësuar aspak që nga raporti i vitit të kaluar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, hendeku mes vendeve Hi-Tech dhe atyre në zhvillim po zgjerohet për shkak se teknologjia ka ndihmuar miliona njerëz dhe shoqëri të arrijnë objektivat e tyre socialë.

Përdorimi i lartë i teknologjive të informacionit dhe komunikimit mund të rrisin zhvillimin e një vendi.

Diferencat ishin edhe rajonale. Konkretisht Europa ka një normë penetrimi prej 76% të internetit ndërsa në Afrikë vetëm 21.8% gëzojnë të drejtën e të paturit internet.

Raporti dhe Shqipëria

Në raport përmendet edhe Shqipëria. Sipas të dhënave të publikuara, 66% e qytetarëve përdorin internetin në Shqipëri.

Në Malin e Zi kjo statistikë është 69.9%, në Maqedoni 72.2%, në Serbi 67% dhe Greqi 69.1%.

Në 100 Shqiptarë, vetëm 8 prej tyre kanë një shërbim fiks në shtëpitë e tyre ndërsa 52 prej tyre një telefon celular me akses në internet.

Ndërsa raporti shpreh me shqetësim hendekun mes vendeve në zhvillim dhe atyre të zhvilluara, në Shqipëri prej vitesh ekziston një hendek i thellë mes shërbimeve të internetit fiks dhe atij mobil jo vetëm në shërbim por edhe infrastrukturë.

Raporti citonte se arsyet kryesore të kësaj prapambetjeje në vendet në zhvillim është pikërisht mungesa e infrastrukturës, kostoja, mungesa e aftësive dhe e përmbajtjeve lokale. /PCWorld Albanian

Etiketa: aksesiinternetkontrasti
Pas

Shitja e shtëpive dhe pronave, si të shmangni vonesat. Procedurat e reja te noteri

Para

Nami me Eurot e falsifikuara në Elbasan, Policia arreston tre persona, mes tyre një vajzë e re

Para
Nami me Eurot e falsifikuara në Elbasan, Policia arreston tre persona, mes tyre një vajzë e re

Nami me Eurot e falsifikuara në Elbasan, Policia arreston tre persona, mes tyre një vajzë e re

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.