52 vjet pas revoltës në burgun e Spaçit ish-të dënuarit që u rebeluan kundër dhunës, sjellin në vëmendje vuajtjet e regjimit diktatorial.
I dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, Lek Mirakaj është një ndër ish-të burgosurit e Spaçit, I cili ndërsa sjell përjetimet në vendin famëkeq shprehet se revolta e 1973-it bëri edhe më çnjerëzor trajtimin e të burgosurve.
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në një aktivitet të organizuar në biblotekën e kryeministrisë prezantoi edhe faqen ëeb për burgun e Spaç, një arkivë digjitale që sjell dëshmi, dokumente, harta, intervista dhe materiale edukative për këtë kamp dhe për Revoltën e majit 1973.
“Faqja përmban: lista të të dënuarve politikë dhe histori personale; dokumente arkivore dhe dëshmi të kohës; informacion mbi Revoltën e Spaçit dhe protestat në kamp; materiale për të zhdukurit dhe ekspozita përkujtimore”, tha Gentjana Sula, kryetare e AIDSSH
Kjo faqe, e cila është e aksesueshme nga çdokush, është konceptuar si një mjet ndërgjegjësimi dhe edukimi për brezat e rinj, duke sjellë të shkuarën në gjuhën e teknologjisë së sotme.