20:07 | 27/06/2025

52-vjetori i revoltës së Spaçit, kujtimet e ish-të dënuarve! Lek Mirakaj kujton ferrin: Na trajtonin si skllevër! Prezantohet faqja e Spaçit, arkivë digjitale me dëshmi!

Më 20 maj 1973, në një nga kampet më famëkeqe të regjimit, shpërtheu një nga aktet më të rralla të qëndresës politike: Revolta e Spaçit, ku të burgosurit ngritën zërin kundër keqtrajtimeve. Sot, 52 vite më pas, kjo qëndresë vjen në vëmendje përmes një aktiviteti të organizuar nga Autoriteti i Dosjeve.

I dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë, Lek Mirakaj është një ndër ish-të burgosurit e Spaçit. 52 vjet pas revoltës në këtë burg, ai, bashkë me një tjetër të dënuar në këtë vend famëkeq, Nestor Topençarov, sjellin në vëmendje vuajtjet në aktivitetin e organizuar nga Autoritet për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në bibliotekën e Kryeministrisë. Edhe pse ata kanë kaluar disa vite të jetës së tyre në Spaç, pas revoltës së 1973-it, vërejnë se pikërisht kjo revoltë e bëri edhe më çnjerëzor trajtimin që iu bëhej djemve dhe burrave në burg.

“Çdo ditë ishte stres. Të mendoje i mbyllur mes atyre maleve, i rrethuar me tela me gjemba, të mendoje kur hyje në galeri dhe nuk dihej a do të dilje apo jo. Kur ktheheshe në kamp do të bëje kujdes se polici i brendshëm në momentin e parë do të të provokonte të të fuste në birucë.”,- kujton Topençarov

I futur në Spaç në korrik 1977, pas nëntë muajsh e gjysmë në birucat e Korçës ai u lirua në nëntor të ’82-it, por hera e parë që pa rrugën që të çonte te ky kamp ishte 2 vjet më parë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Para
 



Të Fundit