Ditën e sotme pedagogia Majlinda Keta përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 53 vjetorin e ndarjes nga jeta të Myslym Ketës, i cili është nderuar dhe me titullin ‘’Hero Kombëtar’’.
Keta, e cila është nusja e familjes, shprehet se politika nuk ka pranuar që Heroit ti ngrihet qoftë edhe një bust.
Myslym Keta njihet ndryshe dhe me pseudonimin Tata, ndërsa që në moshën 14-vjeçare ndërmori hapat e parë në luftën kundër nazifashistëve.
Reagimi i Ketës:
25 shkurt 1966. Sot 53 vite me pare vdiq ndersa ishte ne krye te detyres Burri qe ne korrikun 1947 u shpall “ Hero Kombetar”, ne gjallmni, Myslym Keta.
Burri qe jetonte ne thjeshtesi ndonese madheshtia e tij ne sherbim te atdheut ishte dhe tregohej si mit. Heroi qe dashuria per atdheun e lire dhe ideali antifashist i konkuronte me shpirtin dhe dashurine e madhe per cdokend qe njihte dhe u gjindej ne nevoje; me kurajon dhe guximin per te thene te verteten e shqiptareve mes miqve dhe forume; me mencurine per te shkelqyer ne studimet ne fakultetin e inchinierise per armen e tankeve ; me vizionin dhe ambicjen qe ushtria shqiptare te sfidonte dhe sherbente me devotshmeri dhe korrektesen e drejtimit dhe shpirtit jo per te krijuar kasta perballe ushtareve…..
U nda nga jeta tironci qe i deshi , perfaqesoi dhe i sherbeu tironceve pertej politikes dhe dasive te saj.
U nda nga jeta Burri qe vdekjen populli ja percolli me lot e vargje, Burri Hero qe bustin nuk ja pranoi politika ……POR qe lule dhe mirenjohje i shpreh cdo shqiptar qe kalon perballe varrit te tij atje ne Shtish Tufine.
….. Shqiperia me Heronj por qe shteterisht pak di te flase e te nderoje sic e meritojne Heronjte e Kombit, kjo pasi ne emer te “ popullit” ende flet katranpolitika……
Mbetsh i respektuar ne mote nga shqiptaret qe e duan kete TOKE Gjyshi i femijeve te mij!
Veprimtaria e Myslym Ketës:
Vetëm 14 vjeç ishte kur ndërmori hapat e parë në luftën kundër nazifashistëve. Por, në të vërtetë, ai është edhe njëri nga atentatorët më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, kur ende nuk i kishte kaluar të 17-at. Sipas dokumenteve, nuk janë pak, por rreth 300 të vrarët nga dora e tij ose e njësitit që drejtonte. Fill pas çlirimit, dy gazetarë të huaj që kishin dëgjuar për aksionet e Ketës tentuan që ta intervistonin.
I priti mjaft mirë, por për vete nuk tha asgjë. “Unë kam bërë detyrën që më takonte, meritë kanë shokët e mi që derdhën gjak për çlirimin e vendit”, u shpreh Keta dhe më pas u largua duke u kërkuar edhe falje. Kreu sa e sa aksione, të gjitha me sukses, por kurrë nuk mburrej për atë që kishte bërë. Jo pa qëllim pas çlirimit të vendit, pikërisht në korrikun e vitit 1947 ai u shpall “Hero Kombëtar”. Bashkëkohësit e tij e përshkruajnë si një person tepër të qetë, të thjeshtë dhe me një guxim të madh. Nuk kishte si të mos binte në sy trimëria e tij, pasi shumë shpejt në kurrikulumin e Ketës u shënuan atentate të mirorganizuara në mes të Tiranës.
Italianët dhe më vonë gjermanët e kishin tmerr dhe në çdo çast që linin zyrat apo ndërmerrnin aksione, kishin frikën nëse Myslym Keta, djaloshi i veshur zakonisht me të zeza, do t’u dilte përpara dhe do t’i përshëndeste sipas mënyrës së tij, i vetëm apo me pak shokë. Mjaftonte të merrte një vendim të njësitit gueril dhe pas disa orësh vinte në bazë duke shqiptuar vetëm fjalët “misioni u krye me sukses”. Në këtë mënyrë djaloshi vetëm 18-vjeçar u bë legjendë për atentatet e shumta. Në mes të rrezikut, ai asnjëherë nuk mori qoftë edhe një plumb të vetëm nga armiqtë. Trupi i Ketës do të rridhte gjak vetëm në vitin 1966 nga një aksident i rëndë automobilistik, ku humbi jetën.
Edhe në ato momente, Keta që, tashmë me meritë, mbante mbi supe yjet e kolonelit, mendoi për ushtarin që kishte me vete. “Unë nuk kam gjë, por kujdesuni për ushtarin tim”. Por, në të vërtetë, nuk ishte kështu, zemra e Myslym Ketës pushoi përgjithmonë, duke marrë me vete trimërinë e pashoqe dhe karakterin e një njeriu të thjeshtë. Cilat ishin aksionet më të bujshme. Si mundi të zinte rob një kolonel gjerman dhe 14 ushtarë. Si shpëtoi nga pushkatimi 10 fshtarë në Përmet. Si mundi të zmbrapste ushtrinë gjermane në Arbanë të Tiranës. Ç’kujtojnë ushtarakët madhorë gjermanë për këtë figurë. Si mundi që t’u shpëtonte atentateve pa u plagosur asnjëherë.
(E.K/FAXWEB.AL)