Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e mëngjesit të sotëm që ndodhi pranë ambienteve të QSUT-së. Personi që u hodh nga ballkoni i pavionit të Gastrologjisë është një endacak nga Durrësi me iniciale P.Sh, 53-vjeç.
Sipas dëshmitarëve, mjekët i shkuan atij menjëherë në ndihmë, por akoma nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe detaje të tjera të ngjarjes.