Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 29-vjeçar, pasi një ditë më parë ka aksidentuar një 66-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, ku 29-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Volks ëagen” ka aksidentuar shtetasin me iniciale E.M, 66 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, i cili udhëtonte me një mjet ciklomotorr pa targa. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë Jangulli akuzohet p ër veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” .
Njoftimi i policisë:
Korçë
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Mariglen Jangulli, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 03.11.2017, në aksin rrugor Korçë – Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Progër, duke drejtuar mjetin tip “Volks ëagen” me targa AA 467 KO, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin E.M, 66 vjeç, banues në fshatin Mançurisht, i cili udhëtonte me një mjet ciklomotorr pa targa. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
(S.SH/Shuplaka)