53 pako të mbështjella me natriban me peshë totale 55 kilogramë drogë janë gjetur dhe sekuestruar në afërsi të një kompleksi në fshatin Lin të Pogradecit.
Burime të policisë vendase bëjnë me dije se ende nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë që ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Detaje të Policisë së Pogradecit:
Goditet një tjetër rast i “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 55 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Më datë 21.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në fshatin Lin, rreth 300m pranë një kompleksi kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
53 pako të mbështjella me letër natriban, me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 55 kg.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1865″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post