09:22 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

55 vite burg për grupin e Shullazit, avokati: Fatkeqësi, gjykata nuk i shpëton presionit. Vendimin do e apelojmë

17:06 | 13/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg grupin e Emiljano Shullazit. Avokati i Shullazit Vladimir Meçe thotë se akuzat ndaj klientit të tij Emiljano Shullazi i cili u dënua me 14 vite burg nga gjykata, ishin të stisuara.

Ai ka thënë se ky vendim do të ankimohet, pasi vendimi nuk ishte i arsyetuar. Ai tha se fatkeësia e kësa gjykate është se nuk i shpëton presionit dhe nuk është në gjendje të bëjë dallimin mes të drejtës penale, administrative dhe civile.

“Duhet të ankimojmë, duhet të binin poshtë edhe këto akuzat, vendimi nuk u dha i arsyetuar. Fatkeqësia e kësaj gjykate është nuk i shpëton presionit, dhe së dyti në fushën që operojnë nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, penale dhe administrative. E konsideroj një konflikt të pastër civil.Të gjitha akuzat ishin të stisura”, tha avokati.

Emiljano Shullazi, i cili është cilësuar si kreu i grupit është dënuar me 14 vite burg, Gilmando Dani me 12 vite, Indrit Qyqja me 10 vite burg, Indrit Zela me 10 vite, ndërsa Blerim Shullazi me 9 vite burg.

Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë 55 vite burg për anëtarët e bandës së Shullazit, ndërsa Prokuroria kërkoi 64 vite.

Gjatë seancës kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane, ndërsa të pandehurit janë përfaqësuar vetëm nga avokatët mbrojtës.

Më 2 tetor,  Prokurorët e çështjes kanë kërkuar në total 64 vite burg për të gjithë të akuzuarit. Për Emiljano Shullazin, prokuroria kërkon 17 vjet burg, 10 vjet për Blerim Shullazin, 15 vjet burg për Gilmando Danin dhe nga 11 vjet burg për Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: denimishullaziVladimir Mece
Pas

Marijuanë dhe kokainë në makinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Para

Organizata ekstremiste greke kërcënon 64 shqiptarë, mediat e shtetit fqinj: Po përdhosin viktimën!

Para
Organizata ekstremiste greke kërcënon 64 shqiptarë, mediat e shtetit fqinj: Po përdhosin viktimën!

Organizata ekstremiste greke kërcënon 64 shqiptarë, mediat e shtetit fqinj: Po përdhosin viktimën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

“Çdo ditë paqeje është një dhuratë”, Myftiu i Elbasanit përcjell ceremoninë e faljes

Izraeli sulmon Bejrutin jugor në prag të festës fetare

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete, devijohet trafiku

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

Kurban Bajrami, qindra besimtarë falin namazin në Kukës

U përmbys gjatë lëshimit, Koreja e Veriut nxjerr në sipërfaqe shkatërruesin 5 mijë tonësh

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë falin namazin në Durrës

Kurban Bajrami në Vlorë, besimtarët mysliman falin namazin, Myftiu Hoxhleku jep mesazh paqeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.