Një 55-vjeçar spanjoll i varfër e i pastrehë nuk mundi t’i mbante lotët kur e pa se si e transformuan plotësisht në një sallon flokësh në Spanjë.
Jose Antonios iu ofrua një ndryshim dramatik i pamjes nga pronari i një salloni qethjeje të cilin e njihte që nga dita e parë që kishte filluar punë si roje për makinat e parkuara rreth e rrotull për të fituar para për ushqim.
Me flokët e thinjura dhe mjekrën e pisët Antonio qëndronte ashtu prej 25 vitesh në rrugë. Por doli nga salloni si një djalë i krehur e i veshur me stil. Ndryshimi ishte aq i madh sa disa prej njerëzve të cilët i takonte ditë për ditë ai nuk i njihte më.
55-vjeçarin e komplimentonin të gjithë, madje edhe disa vajza që i jepnin një përqafim në rrugë.
Kur pa veten në pasqyrë, Jose Antonio nuk i besonte syve. Ai filloi të qajë nga gëzimi.
“Ndryshimi fillon nga pamja”- tha ai. Dua të ndryshoj jetën time. Ajo çfarë dua tani është një punë e mirë,” tha 55-vjeçari. (M.D/ Shuplaka)