SHBA kërcënuan se do të ishte “mbanin shënim” emrat vendeve që do të kundërshtonin vendimin për të lëvizur ambasadën izraelite të Amerikës në Jerusalem, por rezulton se emrat ishin për një festë zyrtare që do të organizohet nga Nikki Haley, në datën 3 janar.
Ambasadorja shqiptare nuk është e ftuar pasi në të janë të ftuar vetëm ata diplomatë, që me votën kundër rezolutës, abstenimin apo mospjesëmarrjen në votim mbështetën Shtetet e Bashkuara.
Siapas News Week lista e mysafirëve përfshin tetë vende – Izraeli, Guatemala, Hondurasi, Mikronezia, Ishujt Marshall, Nauru, Palau dhe Togo-plus përfaqësues të 56 vendeve që ose kanë anashkaluar ose kanë hequr dorë nga votimi. Haley u la listën e 128 vendeve që votuan për të deklaruar vendimin e Trump për Jerusalemin “të pavlefshëm”.
Në ftesën, Haley thotë se po pret të falënderoj “për miqësinë e shprehur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Para votimit, Haley kishte kërcënuar nëpërmjet Tëitter se SHBA do të “merrnin emrat” e vendeve që votuan për masën, dhe Trump avancoi kërcënimin duke thënë se SHBA mund të shkurtojë ndihmën ndaj këtyre vendeve.(M.Q/Faxweb)