12:30 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e Florenc Beqiraj, reagon MEPJ: Hetimi vazhdon, mos bini në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie

20:06 | 24/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e Florenc Beqiraj, reagon MEPJ: Hetimi vazhdon, mos bini në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie

Pas vdekjes së Florenc Beqirajt reagon dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqiperisë. Me anë të një një komunikimi zyrtar MEPJ thekson se Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar Ambasadën e Shqipërisë në Paris, përmes një komunikimi zyrtar, mbi vdekjen e shtetasit shqiptar Florenc Beqiraj në qëndrën spitalore Marseille-Nord.
“Më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e ti në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez.

Zotit Florenc Beqiraj iu dha menjëherë përkujdesja e urgjencës dhe ai u transportua në qendrën spitalore të Marseille-Nord. Prokuroria e Marsejës u njoftua të njëjtën ditë për ngjarjen dhe një hetim mbi ngjarjen ka nisur menjëherë. Pas disa ditësh në koma të thellë, në datën 21 dhjetor, ora 18.30, u konstatua vdekja e z. Florenc Beqiraj. Trupi i tij u transportua në pavionij e mjekësisë ligjore të Marsejës më 23 dhjetor, konform udhëzimeve të Prokurorisë e cila kërkoi të kryhej autopsia. Autopsia do të kryhet në ditët e ardhshme, ndërkohë që hetimi vazhdon.”- thuhet në komunikim.

Ministria e Brendshme Franceze nënvizon se do të vazhdojë të informojë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë për të gjitha informacionet e nevojshme që do të përcillen nga Prokuroria e Marsejës mbi vazhdimin e hetimit që po kryhet. Ndërkohë që Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Florencit dhe dëshiron të sigurojë opinionin publik se mbrojtja e interesave të Shqiperisë dhe qytetarëve të saj jashtë Shqiperisë pëtbën prioritet absolut. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje aktorëve politikë të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie.(M.Q/Faxweb)

Etiketa: florenc beqirajmepj
Pas

Administrata Trump kundër emigracionit të bazuar tek lidhjet familjare

Para

Zaimina Vasjari dedikim emocionues: Faleminderit që më trajton si mbretëreshë

Para
Zaimina Vasjari dedikim emocionues: Faleminderit që më trajton si mbretëreshë

Zaimina Vasjari dedikim emocionues: Faleminderit që më trajton si mbretëreshë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Peshkopi: 23-vjeçari plagoset me thikë pas një konflikti, shpallet në kërkim autori

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, humb jetën një turist i huaj

Fjalimi i Ministrit të Drejtësisë Tryeza e rrumbullakët: “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në Funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësinë dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”

Altin Dumani: Rekomandimet nuk duhet të cënojnë pavarësinë e SPAK

Ish deputeti i PD Ervin Salianji mberrin ne Gjykaten Fier per shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kukës/ Procedohet 54-vjeçari që dogji bimësi në Ujmisht, ndezi zjarr për djegie shkurresh

Mallakastër, kapen në flagrancë 2 persona duke kultivuar kanabis në Visokë

Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa SPIROPALI, në tryezën e diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.