Florian Garo ish-moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, vetëm pak kohë më parë zbuloi për gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ishte në pritje të ëmbël.
Por mund të themi që deri tani modertaorja, është treguar disi e kujdesshme për të mbuluar barkun e rrumbullakosur, por duke qenë në muajin e gjashtë, duket se kjo nuk do të jetë më e mundur.
Së fundmi ajo ka postuar një foto të postuar në Instagram, ku shihet e ulur në një shilarëse dhe tashmë i dallohet qartazi barku i fryrë.
Floriana shkruan gjithashtu se fotoja është shkrepur pas Krishtlindjeve në Gjenevë të Zvicrës, ku jeton së bashku me bashkëshortin, avokatin Enis Daci. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post