03:36 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

56 paga për Fullanin, por ja sa lekë konkretisht do t’i marrë buxhetit të shtetit

10:42 | 10/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-guvernatori Ardian Fullani fiton 56 rroga dëmshpërblim

????????????????????????????????????

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do marrë 56 paga dëmshpërblim nga buxheti e shtetit. Kjo pasi ai ka fituar gjyqin për shkarkim të paligjshëm nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. 

Gjykata Administrative e shkallës së Dytë  morri  vendim pas kërkesës që ish-guvernatori kishte bërë për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh. Sipas këtij votimi dhe nga një përllogaritje e thjeshtë Fullani do të shpërblehet me 56 paga, por paga mujore e tij ka qenë 6.304.308 lekë në vit dhe ai do të marr si dëmshpërblim  42.210.504 lekë. Duhet të thksojmë që gjykata ndërkohë, ka rrëzuar më parë kërkesën për rikthim në detyrën që kishte në BSH. 

KËRKESAT 

Gjykata administrative ka dëmshpërblyer fillimisht me 12 paga mujore ish-guvernatorin, por ai e apeloi këtë vendim. Në shkallën e parë, ai kërkoi të dëmshpërblehet për pagat e mohuara, si dhe dëmshpërblim moral. Përfaqësuesit ligjorë të Bankës së Shqipërisë i kërkuan Gjykatës të mos e pranojë padinë e ish-Guvernatorit, që fitoi pafajësi në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionëve në thesarin e BSH.  Sipas juristit të BSH, padia në Administrative nga Fullani është depozituar tej afateve ligjore të parashikuara në ligj. “Kanë kaluar gati 120 ditë që nga koha kur paditësi ka mësuar për vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin nga detyra e deri në momentin që i është drejtuar Gjykatës. Të mos pranohet padia për shkak të mospërmbushjes së kushteve formale të saj”, tha juristi i BSH.

Në lidhje me kërkesën e paditësit Fullani për dëm moral, juristi i BSH pretendoi se ish-Guvernatori është shkarkuar konform procedurave, për shkak të shkeljeve ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe jo për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Pretendimet e tyre u kundërshtuan nga avokatët e Fullanit, Maks Haxhia dhe Erinda Ballanca.

“Në kërkojmë pavlefshmëri absolute të aktit administrativ të Këshillit Mbikëqyrës dhe kjo nuk ka afat. Në lidhje me dënim jopasuror të pretenduar prej nesh, shkarkimi nga detyra i ish-Guvernatorit është bërë për shkak të masës së sigurisë ‘arrest në burg’ të caktuar ndaj tij. Nëse nuk do të ishte caktuar kjo masë, ai nuk do të ishte shkarkuar dhe do të vijonte edhe sot të ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë”, thanë mbrojtësit, shkruan Gazeta Shekulli. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: Ardian Fullanidemshperblimpaga
Pas

Italianët arratisen porsa pikasin policinë, bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë (FOTOT)

Para

E dëmtuar nga vitet, por analisti e ka ruajtur me fanatizëm. Fotoja me aranxhatë kur ishte 7 vjeç pranë mamasë së tij

Para
E dëmtuar nga vitet, por analisti e ka ruajtur me fanatizëm. Fotoja me aranxhatë kur ishte 7 vjeç pranë mamasë së tij

E dëmtuar nga vitet, por analisti e ka ruajtur me fanatizëm. Fotoja me aranxhatë kur ishte 7 vjeç pranë mamasë së tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.