Deputeti Gjovalin Kadeli i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë vitin që kaloi duke tronditur mbarë politikën e opinionin publik.
Por mbi të gjitha kjo humbje e parakohëshme ka qenë e rëndë për familjarët, e sidomos për djalin e tij I cili ka bërë një dedikim të atij në këto ditë festash. Me anë të një poezie djali i tij, Admir Kadeli, të cilën e ka postuar në Facebook, shpreh me hidhërim të thellë mungesën e të atit në këtë ditë festash.
Festat erdhen ti mungove . . . !
Erdhen festat si çdo her
Thell ne zemer me na ther
Nuk ka fest as nuk ka gzim
Kur se ke asnjanin prind
Viti vjeter qe kaloj
Sa shum zemrat na i coptoj
Ty bab te mori me vete
Na la dhimbjet e ksaj jete
Per Krishtlindje dhe Vit te Ri
Ket vit bab festum pa ty
Fest pa gzim e pa buzqeshje
Ne i kalum festat ne heshtje
E dim bab ti je me ne
Nalt prej qielli ti na sheh
Por gjith t’mirat e ksaj bote
Nuk vlejn sa prania jote
Per çdo gzim e per çdo fest
Vendi jot bosh ka me mbet
Edhe pse jo fizikisht
N’zemrat tona perjetsisht!
(M.Q/Faxweb)