Madona ka bërë të ditur se po planifikon të ndërtojë edhe katër shkolla të reja në shtetin afrikan Malaëi gjatë vitit 2018.
Mbretëresha e muzikës pop, ka kërkuar nga fansat e saj që të ndihmojnë në realizimin e ndryshimit që duan të shohin në atë vend.
Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja amerikane ka njoftuar se po planifikon t’u mundësojë shkollimin mijëra fëmijëve përmes organizatës bamirëse, “Raising Malawi”.
Me katër shkollat e reja në atë vend, 59-vjeçarja do të ngrejë në 14 numrin e përgjithshëm të objekteve shkollore.
Mesazhin e postuar në Instagram, Madonna e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me disa fëmijë afrikanë. Diva e muzikës pop është e lidhur ngushtë me Malawin, pasi i ka katër fëmijë të adoptuar nga ai vend.
Në fillim të vitit 2017, ajo adoptoi binjakët katërvjeçarë, ndërsa më herët ka adoptuar një djalë dhe një vajzë po nga Malawi. (M.Q/Faxweb)