18:59 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vdekja e foshnjave, Spahia i përgjigjet mjekut: Reagim artificial, nuk sqaron por konfirmon situatën katastrofale të sistemit shëndetësor

21:10 | 12/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vdekja e foshnjave, Spahia i përgjigjet mjekut: Reagim artificial, nuk sqaron por konfirmon situatën katastrofale të sistemit shëndetësor

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar pas replikave të maternitetit “Koço Gliozheni”, që iu përgjigj një denoncimi të mëparshëm të tij, për vdekjen e foshnjave të sapolindur.

Sipas tij në këtë sistem komplet të centralizuar ku konstatohen problemet dhe ankesat e vetë mjkëve dhe pacientëve reagimi nga ministria mungoi fare ose ishte i përciptë apo më keq akoma tenton ta mbulojë me anë të propagandës.

“Në qendrën e gruas jane vetëm 2 Echo të vjetëruara që datojnë në vitet 2005-2006, pa cilësi imazhesh të cilat perdoren edhe për urgjencën. Problem tjetër madhor eshte raporti numër bebesh/ numer personeli që kujdesen. Ka pasur largime te disa mjekeve nga ky maternitet për të punuar jashtë vendit apo dhe në sistemin privat, madje dhe të mjekëve mjaft të kualifikuar e me eksperiencë. Kjo e bën alarmante situatën ndërkohë që vijon mospërgjigja e ministrisë për mangësite e shërbimit.”

Për sa i përket reagimit në rastin konkret Spahia shprehet se “duket artificial, nuk sqaron por përkundrazi tenton të hedhë mjergull dhe konfirmon situatën katastrofale të sistemit shëndetësor, madje për kete në mënyrë shume diabolike fajin kërkon ta hedh tek mjekët duke ju referuar perkushtimit të tyre, përkushtim dhe sakrificë e cila nuk është vënë në diskutim asnjeherë.”

Në reagimin e mjeku të maternitetit ‘Koço Glozheni’, ai shprehet se pranon vdekjet e fëmijëve, por jep arsyet se pse kanë vdekur këto foshnja. 

Reagimi i plotë i mjekut

‘Zoti Spahija përpara se të përhapni panik të pakuptimte te popullata për përfitime të ulëta, në radhe të parë duhet të jeni njeri, pastaj mjek që të ju e vë në dyshim se jeni.
Ju doktor i madh çfarë do ti bënit një polianomalie kongenitale të ardhur nga Saranda, një bebi të lindur në Fier me anomali kardiake, një fetusi në një barrë gemelare me transfuzion feto-fetal, një barrë gemelare nga Rrogozhina 26 javë, apo tjetra po 26 javë nga Librazhdi.
Doktor, një këshillë si koleg, bëhu me serioz dhe mos hap panik të kotë kur këto raste janë të pashpresa dhe në klinikat më të mira ndërkombëtare’ – shprehet mjeku Agron Delilaj.

Reagimi i plotë i deputetit

Shqiptaret u njohen me nje realitet te dhimbshem, me nje numer te frikshem vdekjesh neonatale ne mes te Tiranes.
E prisja ekzaktesisht ate lloj reagimi nga drejtuesit, ishte ashtu sic eshte vete “rilindja”, e papergjegjshme, mashtruese, cinike, siperfaqesore dhe per fat te keq per shume kend vrastare. Nje sistem komplet i centralizuar ne te cilin edhe kur konstatohen problemet apo ankesat e mjekeve dhe pacienteve reagimi nga ministria mungon fare, eshte i percipte apo me keq akoma tenton te mbuloje me ane te propagandes keto probleme. Por mungesa e vendeve te oksigjenimit per neonatet nuk eshte i vetmi problem apo e vetmja mungese. Ne qendren e gruas jane vetem 2 Echo te vjeteruara qe datojne ne vitet 2005-2006, pa cilesi imazhesh te cilat perdoren edhe per urgjencen. Te gjitheve na kujtohet episodi i dhimbshem i humbjes se shtatzanes ne shtator 2016. Problem tjeter madhor eshte raporti numer bebesh/ numer personeli qe kujdesen. Ka pasur largime te disa mjekeve nga ky maternitet per te punuar jashte vendit apo dhe ne sistemin privat, madje dhe te mjekeve mjaft te kualifikuar e me eksperience. Kjo e ben alarmante situaten nderkohe qe vijon mospergjigja e ministrise per mangesite e sherbimit. Ndersa reagimi per rastin konkret duket artificial, nuk sqaron por perkundrazi tenton te hedhe mjergull dhe konfirmon situaten katastrofale te sistemit shendetesor, madje per kete ne menyre shume diabolike fajin kerkon ta hedh tek mjeket duke ju referuar perkushtimit te tyre, perkushtim dhe sakrifice e cila nuk eshte vene ne diskutim asnjehere. Cfare ndodhi ne kete fillim janari qe u shtuan kaq shume anomalite e organeve tek te porsalindurit, dhe qe u rrit kaq shume vdekshmeria neonatale?Nje gje eshte e sigurte, kjo eshte nje situate e tmerrshme e pa degjuar me pare, heshtja apo mbulimi i te ciles perben nje akt kriminal dhe do te thelloje edhe me tej problemet.
Dhe pergjegjesi per kete mban Edvin Rama me qeverine e tij te zhytur deri ne fyt ne llumin e korrupsionit edhe atehere kur behet fjale per jete te pafajshme. (M.Q/Faxweb)

Etiketa: bardh spahiavdekja e foshnjave
Pas

Me origjinë shqiptare, sot ajo është këngëtarja femër më e njohur në të gjithë botën

Para

Ngjela tregon ngjashmërinë mes Gjykatës Speciale në Kosovë dhe Vettingu-t në Shqipëri: Nëse ndodh kjo realizohet bashkimi kombëtar

Para
Ngjela tregon ngjashmërinë mes Gjykatës Speciale në Kosovë dhe Vettingu-t në Shqipëri: Nëse ndodh kjo realizohet bashkimi kombëtar

Ngjela tregon ngjashmërinë mes Gjykatës Speciale në Kosovë dhe Vettingu-t në Shqipëri: Nëse ndodh kjo realizohet bashkimi kombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali vijon vizitën në Bullgari! Takime me Presidentin dhe Kryetaren e Parlamentit: Shqipëria, kampione në procesin e anëtarësimit në BE

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

Nuk filloi hetohet për rastin e Thethit, Manja i kërkon KLP dhe ILD procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Presidentja Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i thjeshtë se sa i Ukrainës. Trump dhe Rutte duhet të…

Zhgënjehet SHBA, Rubio: Me Rusinë nuk kemi arritur përparim

Yamal me pushime në Kinë, çmenden fansat! Ylli i Barcelonës i përshëndet në gjuhën vendase

Rindërtimi i Kievit nga lufta do t’i kushtojë Ukrainës 1 trilion dollarë

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.