Presidenti Donald Trump, nuk ka ndryshuar aspak mendim, por vijon të jetë i vendosur me qëndrimin e tij përsa i përket lotarive, që lejojnë në mënyrë rastësore hyrjen e shtetasve të ndryshëm në SHBA.
“Si president, dua që njerëzit të cilët vijnë në vendin tonë, të na ndihmojnë të bëhemi të fuqishëm e të mëdhenj dhe të vijnë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën”, ka shkruar ai në Twitter, duke iu referuar programit të lotarisë Green Card, që i siguron fituesve kartën e rezidentit të përhershëm të Shteteve të Bashkuara.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë edhe më herët është shprehur kundër Lotarisë Amerikane. Ai ka propozuar sistemin me pikë, për tu bërë banor i Shteteve të Bashkuara. (M.Q/Faxweb)