Këngëtari i famshëm i grupit “The Chainsmokers” Alex Pall dhe partnerja e tij Tori Woodward sapo i dhanë fund marrëdhënies së tyre 4 vjeçare.
Vetëm pak orë më parë Tori ka publikuar në historinë e Instagram-it të saj dy foto të shkëputura nga video e një kamere në ashensor ku i dashuri i saj shfaqej në krahët e një femre tjetër. Zemërthyer ajo u ka treguar ndjekësve të saj se kjo nuk është hera e parë që ai e tradhëton.
Krahas fotove ku shfaqet këngëtari me një tjetër modele, ajo ka treguar se ai nuk e ka pranuar kurrë se e kishte tradhëtuar.
Pas një bisede të gjatë ai e ka pranuar fajin pasi nuk i shmangej dot fakteve. Megjithatë, sipas tij ajo po i jepte më tepër rëndësi kësaj situate dhe nëse do të publikonte këto pamje, gjë që ajo sapo e bëri, karriera e tij do të merrte fund.
(M.Q/Faxweb)