03:56 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta takim me ambasadorët: BE të konsiderojë peshën e merituar politiko-strategjike për zgjerimin e rajonit tonë

19:54 | 18/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takim me ambasadorët: BE të konsiderojë peshën e merituar politiko-strategjike për zgjerimin e rajonit tonë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar sonte një pritje me trupin diplomatik ku ka dhënë mesazhe për integrimin e vendit, politikën shqiptare por edhe rajonin.

“Është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe rajonin tonë të ndërtohet një agjendë gjithëpërfshirëse dhe me afate inkurajuese anëtarësimi në BE.”

Në vigjilje të shpalljes së strategjisë së re të zgjerimit, Meta i ka bërë thirrje partnerëve europianë të konsiderojnhë kalendarin e zgjerimit drejt rajonit tonë. Ai gjithashtu i bëri apel maxhorancës dhe opozitës për bashkëpunim.

Lidhur me vrasjen e kreut të serbëve të veriut në Kosovë Oliver Ivanovic, Meta tha se është një atentat
ndaj paqes dhe se zbardhja i shërben parandalimit të çdo skenari destabilizues.

Gjithashtu presidenti u shpreh se dialogu Prishtinë Beograd është jetik jo vetëm për të dy vendet por për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit

FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT META
Duke falënderuar Ambasadorin Zariç për urimet që përcolli për Shqipërinë dhe për mua si President, në emër të Trupit Diplomatik, dua të vlerësoj kontributin e secilit prej jush, për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat ku bashkohen interesat tona të ndërsjella.

Duke besuar në përfaqësimin e përgjegjshëm e dinjitoz dhe në lartësinë që meriton vendi apo organizata juaj, dua të shpreh optimizmin se falë edhe bashkëpunimit tuaj, 2018 do të mund të shënojë suksese të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen ata.

Shqipëria ka hyrë në vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili ka një peshë dhe rëndësi madhore në historinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Siç do të pohonte Fan Noli dikur, “Nuk e di nëse ka ndonjë njeri po aq të gjallë sot sa Skënderbeu”, unë do të shtoja se nuk e di të ketë ndonjë personalitet kaq përbashkues e frymëzues për të gjithë bashkëkombësit e mi sa heroi ynë kombëtar.

Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugëtimit të saj evropian.
Ne kemi pritmërinë legjitime që në 6-muajt e ardhshëm të çelim negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Është me rëndësi jetike për Shqipërinë dhe rajonin tonë të ndërtohet një agjendë gjithëpërfshirëse dhe me afate inkurajuese anëtarësimi në BE.

Ndaj, në vigjilje të shpalljes së strategjisë së re të zgjerimit, kërkojmë ndaj partnerëve tanë evropianë: Komisionit, vendeve anëtare, Parlamentit, për ta konsideruar me peshën e merituar politiko-strategjike vendimin për kalendarin e ri të zgjerimit të BE-së drejt rajonit tonë.

Natyrisht thirrja e parë u shkon të gjithë aktorëve vendas, në veçanti maxhorancës dhe opozitës për të përmbushur me përgjegjësi maksimale detyrimet tona.

Çelja e negociatave gjatë Presidencës bullgare, na kërkon shumëfishimin e përpjekjeve të përbashkëta për të garantuar sigurinë në rrugën e përbashkët evropiane të vendit.

Ndaj, konfliktet dhe fryma përjashtuese duhet t’i lenë vendin bashkëpunimit dhe dialogut politik për të arritur rezultate më të prekshme e të besueshme për reformat e kërkuara e sidomos në 5 prioritetet kyçe, duke nisur me reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, të drejtat e pronës, reforma e drejtë në administratën publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut.

Qytetarët tanë së pari por edhe gjithë partnerët presin ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë në respekt të ndryshimeve kushtetuese të realizuara me konsensus.

Ndaj zbatimi i reformës në mënyrë transparente, të përgjegjshme e të paanshme kërkon dialog dhe bashkëpunim të qendrueshëm e të sinqertë për të garantuar pavarësinë, besueshmërinë dhe qendrueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë.

Niveli i pavarësisë së institucioneve mbetet barometri më i saktë i standardit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Zonja e zotërinj,
Viti 2018 shënon 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë botërore, dhe në mbarë botën do të flitet për mësimet që na jep historia.

Për shqiptarët, ky përvjetor rifreskon rolin vendimtar të Presidentit amerikan Uillson për mbijetesën e shtetit shqiptar.
Me këtë rast dua të rikonfirmoj mirënjohjen e thellë për miqësinë e fortë që SHBA i kanë ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve për më shumë se një shekull.

Falë kësaj mbështetjeje të vyer jam i bindur se Shqipëria do të ecë përpara në rrugën e reformave, në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës e kontrollit të kufijve, sfida që lidhen ngushtë me sigurinë tonë kombëtare dhe të rajonit.

Viti 2018 shënon edhe 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Qytetarët e saj meritojnë, ashtu si të gjithë qytetarët e rajonit të gëzojnë lëvizjen e tyre të lirë dhe unë besoj se autoritetet e Kosovës do të tregojnë përgjegjshmëri për të ndërmarrë hapat e duhura që kjo çështje të zgjidhet duke përmbyllur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi sa më parë

Kosova besoj se do të tregojë maturi e përgjegjësi në zotimet e saj se do të jetë një vend i sundimit të ligjit duke bashkëpunuar ngushtë, në veçanti me SHBA-në dhe BE-në për zbatimin e marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë të Gjykatës Speciale e cila, siç u shpreh 2 ditë më parë Ambasadori i SHBA-së Greg Delaëie, nuk do të gjykojë një popull, por vetëm disa individë në mënyrë që Kosova ta mbyllë këtë kapitull përgjithmonë.

Vrasja barbare dy ditë më parë e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic, është një atentat ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në Kosovë.

Zbardhja e menjëhershme e këtij krimi është e domosdoshme dhe urgjente jo vetëm për ndëshkimin e autorëve por edhe për të paralizuar çdo skenar destabilizues.

Dialogu Prishtinë Beograd është jetik jo vetëm për të dy vendet por për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Zhvillimet pozitive në Maqedoni janë inkurajuese.
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve tregoi vullnetin e qeverisë maqedonase për të përmbushur një nga angazhimet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit.

Këtë vit do të festojmë edhe 110-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, si një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por dhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, si një kontribut për bashkëjetesën ndëretnike dhe forcimin e një shoqërie demokratike.

Pas anëtarësimit të Malit të Zi, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ishte një ngjarje historike për të gjithë rajonin dhe një gur themeli për sigurinë dhe të ardhmen evropiane të tij.

Ne dëshirojmë që të shohim perimetrin e NATO-s dhe BE-së gjithnjë e më të shtrirë në këtë rajon, në përputhje me aspiratat e çdo vendi.

Të dashur miq! 
Jemi mbledhur këtu në këtë sallë domethënëse e pranë këtij afresku të mrekullueshëm jo vetëm për të kujtuar madhështinë e veprës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, por edhe për të kujtuar mësimin më të madh që ai na ka lënë se “Bashkimi bën Fuqinë”.

Në përfundim duke ju siguruar për gatishmërinë time të plotë e të pakursyer për një bashkëpunim edhe më efikas e të ngushtë me ju gjatë vitit 2018, ju uroj shëndet, lumturi e gëzime në familjet tuaja, si dhe sa më shumë paqe, begati e prosperitet për vendet dhe organizatat që ju përfaqësoni.

(M.Q/Faxweb)
 

Etiketa: ilir metatrupi diplomatikvrasja oliver ivanoviç
Pas

Vetëm 0.01% e kryejnë saktë këtë përllogaritje! E zgjidhni dot këtë problem të matematikës bazë?

Para

Idrizi në ‘Fax News’: Pengesa ndaj PDIU-së ishte strategji e qarqeve greke. Çfarë do bënim po të ishim në Kuvend

Para
Idrizi në ‘Fax News’: Pengesa ndaj PDIU-së ishte strategji e qarqeve greke. Çfarë do bënim po të ishim në Kuvend

Idrizi në ‘Fax News’: Pengesa ndaj PDIU-së ishte strategji e qarqeve greke. Çfarë do bënim po të ishim në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.