Kryeprokurorja Arta Marku ka ndërmarrë një tjetër nismë për kontrollin e prokurorëve. Marku ka ngritur drejtorinë e dytë brenda ditës.
Kryeprokurorja ka krijuar Drejtoria e Inspektimit, një organizëm që do të bëjë të mundur hetimin disiplinor të prokurorëve. Ngritja e kësaj drejtorie është bërë në kuadër të zbatimit të ligjit për statusin e prokurorit.
Më herët gjatë ditës së sotme kryeprokurorja, Arta Marku firmosi urdhrin për krijimin e Drejtorisë së Hetimit për të miturit.
(M.Q/Faxweb)