Mund te kombinohen me një t-shirt prej pambuku, një pulovër golf, me një pallto elegante apo një xhakete sportive. Gjate pranverës me një pale sandale ne këmbë dhe ne dimër me një pale çizme. Jeans-et janë veshje qe nuk mund te mungoje kurrë ne gardërobën tuaj.
Nëse jeni duke menduar se çfarë modelesh te reja do te blini për pranverë atëherë ky është artikulli i duhur për ju. Ja cilat do te jene 10 tendencat must have për sa i përket jeans-ve për te zgjedhur dhe veshur gjate te gjithë vitit.
1. Jeans-et me ngjyra
Për ti dhënë pak ngjyre look-ut tuaj dhe nëse preferoni te ndjeheni komode atëherë zgjidhni një pale jeans me ngjyre. Për me tepër për pranverë/verë 018 do te jene shume ne trend.
2. Jeans-et cropped
Kane një model shume femëror dhe ju bëjnë te dukeni me te holla fal modelit lehtësisht te gjere ne këmbë.
3. Jeans-et extralarge
Mund ti vishni me një pale këpucë me taka për te bere qe te dukeni me te holla ose për ato femra qe e ndjejnë veten me sportive mund te preferojnë një pale sneakers.
4. Jeans-et klasike slim
Kane një model ideal as shume te ngushta as shume te gjera është modeli i jeans-ve qe duhet te preferoni për çdo rast nga veshja për ne pune tek mbrëmjet me miqtë.
5. Jeans-et me bel te larte
Ju bëjnë qe beli t’ju duket me i holle dhe këmbët me te gjata jeans-et me bel te larte qëndrojnë një aleat shume i mire edhe për stinën e bukur qe po afrohet.